Kuvendi Komunal i Gjilanit përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, njëzëri u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Gjilanit, përkrah kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Kuvendin Komunal të Gjilanit si dhe të gjithë asambleistët për këtë mbështetje të rëndësishme për ne.

Share this post