Kuvendi Komunal i Junikut unanimisht mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë
Junik, 27 janar 2023
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Junikut, u miratua njëzëri deklarata në mbështetje të kërkesës të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Kuvendin Komunal të Junikut si dhe të gjithë asambleistët për mbështetjen unanime.