Kuvendi Komunal i Kaçanikut mbështet unanimisht kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Kaçanik, 29 dhjetor 2022

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Kaçanikut, njëzëri u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Kaçanikut, mbështet kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” të gjithë asambleistët e Komunës së Kaçanikut për mbështetjen unanime.

Share this post