Asambleistët e Malishevës

Kuvendi Komunal i Malishevës mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Malishevë, 31 dhjetor 2022

Në mbledhjen e djeshme (30.12.2022) të Kuvendit Komunal të Malishevës, u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Malishevës, mbështetë kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet:

Lulëkuqja me katër petale, që sipas ideatorëve simbolizojnë katër format e veprimeve gjenocidale të shtetit serb ndaj shqiptarëve, e që janë vrasjet, dhunimet, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e cila shpreh identitetin tonë etnik, është shenja më adekuate për ta kthyer në simbol përkujtimi.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” të gjithë asambleistët e Komunës së Malishevës për mbështetjen unanime.

Share this post