Kuvendi Komunal i Prizrenit mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Prizren, 31 dhjetor 2022
Në mbledhjen e djeshme (30.12.2022) të Kuvendit Komunal të Prizrenit, u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Prizrenit, mbështetë kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet:
Kuvendi i Komunës së Prizrenit, mbështetet kërkesën e Qendrës ”Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, që Lulëkuqja me Katër Petale, të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqipëtarëve të Kosovës dhe konsideron se si e tillë të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit, konsideron se logo e dizajnuar me katër petalet e lulëkuqes, paraqet 4 (katër) forma të akteve gjenocidare, që Serbia i zbatoi Kosovë, që janë:
1. Vrasja,
2. Dhuna seksuale,
3. Spastrimi etnik,
4. Shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” të gjithë asambleistët e Komunës së Prizrenit për këtë mbështetje të rëndësishme.