Kuvendi Komunal i Rahovecit i jep mbështetje unanime kërkesës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Kuvendi Komunal i Rahovecit i jep mbështetje unanime kërkesës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Rahovec, 28 dhjetor 2022

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Rahovecit, njëzëri u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Rahovecit, mbështetë kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet:

Simboli paraqet katër format e akteve gjenocidare të cilat Republika e Serbisë i zbatoi në Republikën e Kosovës, si vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” të gjithë asambleistët e Komunës së Rahovecit për mbështetjen unanime.

 

Ky është vendimi i protokolluar nga kjo mbledhje:

Share this post