Kuvendi Komunal i Vitisë i jep mbështetje iniciativës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Në mbledhjen e 27 dhjetorit të vitit 2022, të Kuvendit Komunal të Vitisë, përmes një deklarate i është dhënë mbështetje unanime kërkesës të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës që, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Kuvendin Komunal të Vitisë si dhe të gjithë asamblistët e saj për unitetin e treguar në këtë mbështetje të rëndësishme për ne.

Share this post