Kuvendi Komunal i Vushtrrisë mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Vushtrri, 29 dhjetor 2022

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, me shumicë votash u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, mbështetë kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë. Gjatë votimit kishte vetëm një votë kundër nga një asambleist i nacionalitetit serb, kurse të gjithë asambleistët shqiptarë votuan pro deklaratës mbështetëse.

Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet:

Simboli paraqet katër format e akteve gjenocidare të cilat Serbia i zbatoi në Kosovë: vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Kryesuesen e Këshillit Komunal, zonjën Melihate Basholli për angazhimet e saj që të realizohet me sukses kjo nismë dhe të gjithë asambleistët e Komunës së Vushtrrisë për mbështetjen unanime.

Share this post