Lidhja e Historianëve të Kosovës dega në Deçan kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i gjenocidit në Kosovë
Në një deklaratë të saj, Lidhja e Historianëve të Kosovës dega në Deçan i ka dhënë mbështetje propozimit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Ja deklarata e plotë:
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përkrah pa rezerva iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovës – Plagë e Hapur”, që Lulëkuqja me katër petale dhe pamjeve të njerëzve në te, të zyrtarizohet si simbol i kujtimit të gjenocidit që është kryer në Kosovës.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga institucione e Republikës së Kosovës, në këtë rast nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani-Sadriu, që me një Dekret presidencial të e zyrtarizojë përdorimin e Lulëkuqes së propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” si simbol i kujtesës për gjenocidin që është kryer në Kosovës nga ana e shteti serb.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kujton së janë edhe shumë shtete të tjera në botë, që kanë simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit, si ky i propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, rithekson së në Kosovës është kryer gjenocidi sistematik nga shteti serb qysh nga viti 1912 e deri në vitin 1999, andaj edhe ne si shtet e shoqëri duhet të kemi simbol të kujtimit të gjitha atyre krimeve gjenocidiale që janë kryer në gjithë territorin e Republikës sonë.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan
Dr.Shkodran Imeraj, kryetar
I dërgohet:
- Institucioneve të Republikës së Kosovës,
- Opinionit publik,
- Shtëpive mediale, dhe
- Arkivit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.