Lulëkuqes i jep mbështetje edhe ish-komandanti i ZO të Nerodimes

Iniciativa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, që lulëkuqja të miratohet si simbol unik i gjenocidit të shtetit serb në Kosovë, meriton respekt dhe përkrahje të gjithanshme, ka shkruar ish-komandanti i ZO të Nerodimes, Shukri Buja.

“Personalisht këtë iniciativë e përkrah pa rezervë dhe i ftoj të shqiptarët kudo ku janë t’i japin mbështetje kësaj iniciative”, ka shkruar Buja. /Epoka e re/

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon ish-komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes për këtë përkrahje shumë të rëndësishme për ne dhe për kontributin e tij dhe të familjes së tij në çlirimin e Kosovës.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

 

 

Share this post