Lulëkuqja e Blinit

Gjatë orës në lëndën e artit në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, nxënësit kishin për detyrë të bënin një punim me ngjyra në qelq. Ndërkohë që Blin Haziri, nxënës i klasës X të këtij gjimnazi, mendonte rreth temës që do të përzgjidhte dhe këtë çështje e kishte hapur për diskutim me prindërit e vet, në njërin nga emisionet televizive flitej për nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që Lulëkuqja me katër petale, të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në këtë kontekst, Blini vendosi të bënte pasqyrimin e lulëkuqes në qelq dhe t’u shpjegonte nxënësve të tjerë domethënien e këtij simboli. Punimi që bëri ishte i shkëlqyer dhe u vlerësua me notën maksimale, 5.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon Blin Hazirin për këtë vepër arti dhe i dëshiron suksese në rrugëtimin e tij intelektual.

Share this post