LULËKUQJA E KOSOVËS

Flamur Gashi e ka mbështetur propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Flamur Gashi

Flamur Gashi u lind më 10 qershor 1969, në Pejë, Kosovë. Ka përfunduar Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ai ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës; Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë. Nga viti 2005 është pjesë aktive e diplomacisë së Shqiperisë. Në maj 2010 është emëruar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë. Në nëntor 2014, Z. Gashi është emëruar Këshilltari i Presidentit për Rajonin, njëkohësisht është pedagog në Universitetin AAB në Prishtinë.

Në një postim të tij në llogarinë e tij në facebook ai ka mbështetur propozimin e qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Ky është postimi i tij:

“LULËKUQJA e KOSOVËS”

Edhe unë e mbështes propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, që lulëkuqja të njihet si simbol i gjenocidit serb në Kosovë!

Share this post