Mbështetja vjen edhe nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta “Dielli”

New York, më 27 dhjetor 2022

Në faqen zyrtare të gazetës “Dielli”, që botohet në New York të SHBA-së, u publikua lajmi se  Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli  mbështesin dhe përkrahin propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet Simbol Unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e vlerëson lartë këtë përkrahje dhe falënderon drejtuesit e kësaj federate atdhetarësh në SHBA.

Me respekt

Kryetari, Bardhyl Mahmuti

Zëvendës Kryetari, Adnan Asllani

Share this post