Mirënjohje për Heroin e gjallë Rexhep Balidemaj

Që nga themelimi i saj, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka gjetur përkrahjen e gjithanshme nga ana e Legjendës së gjallë të rezistencës sonë kombëtare, z. Rexhep Balidemaj dhe të familjes së tij.

Në shenjë respekti të madh për këtë Hero të gjallë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i ndau mirënjohje.

Rexhep Balidemaj (Biografi e shkurtër)

Rexhep Balidemaj u lind më 19 dhjetor 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë, nga e ëma Sutë Goçaj – Balidemaj dhe i ati Gal Shabani Balidemaj, i bajrakut të vëllazërisë Selcë të fisit Kelmend.

Si 19 vjeçar i bashkëngjitet luftës çlirimtare kundër nazi-fashistëve. Një pjesë të shkollimit e përfundoi në vendlindje, një pjesë në Tiranë dhe në fund, në Kiev të Ukrainës, përfundoi shkollimin për pilot!

Për shkak të pikëpamjeve atdhetare, në vitin 1949 u dënua me 6 vjet burg të rëndë, të cilin e mbajti në Burgun e Goli Otokut, burgu më famëkeq në ish-Jugosllavi.

Për herë të dytë u dënua me 3 vjet burg;

për herë të tretë me dy vjet burg, të cilin e mbajti në Burgun e Kotorrit;

për herë të katërt u dënua me 2 vjet burg, të cilin e mbajti në ishullin Gërgur;

për herë të pestë u dënua me dy muaj burg;

për herë të gjashtë  u dënua me 5 vite burg, të cilat i mbajti në burgun e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjurakovcit.

Lavdi Heroit të gjallë të çështjes kombëtare, z. Rexhep Balidemaj!

Share this post