Nderohen viktimat e gjenocidit në Meje të Gjakovës

Meje, 27 prill 2023

24 vjet më parë forcat serbe kryen njërin nga aktet më të tmerrshme gjenocidare në fshatin Meje të Gjakovës. Në masakrën e Mejes u vranë mizorisht 376 shqiptarë dhe kështu është masakra me numrin më të madh të viktimave që kanë shkaktuar forcat serbe, gjatë zbatimit të planit të gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.

Pikërisht në këtë përvjetor, një delegacion i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” me Bardhyl Mahmutin – Kryetari i Qendrës, Bujar Dugollin, Ramadan Avdiun dhe Mehmet Prishtinën, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta në kompleksin e të rënëve të Mejes. Pas homazheve, delegacioni vizitoi familjen e Mark Hasanajt i cili ka humbur 8 anëtar të familjes në këtë masakër.

Edhe në këtë përvjetor drejtësia për viktimat e aktit gjenocidar në Meje, ashtu sikur edhe për aktet tjera të gjenocidit në Kosovë nuk është arritur.

Na takon ne si shoqëri që ta ngremë zërin që çështja e gjenocidit në Kosovë, të cilin e kanë kryer forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, të njihet ndërkombëtarisht dhe të arrihet drejtësia duke e dënuar shtetin serb si organizator e zbatues i këtij gjenocidi.

Share this post