Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Siç ka bërë të ditur “Qendra «Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur”, të dielën më 15 janar do të ndizen qirinj në shehsin “Skënderbeu” në Prishtinë duke filluar në ora 19:30

Janë të ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Ndërkaq edhe në qytetet tjera të Kosovës si dhe fshtra do të organizohet ndezja e qirinjve.

Këto janë lokacionet kryesore ku do të ndizen qirinj të dielën më 15 janar nga ora 19:30:

Prishtinë:
Sheshi “Skënderbeu” para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë

Gjakovë:
Para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë

Prizren:
Sheshi “Shadërvan” në Prizren

Ferizaj:
Sheshi para ndërtesës së Komunës në Ferizaj

Skënderaj:
Sheshi “Adem Jashari” në Skënderaj

Vushtrri:
Shkallët e Shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri

Tubime përkujtimore janë organizuar në Zvicër, Danimarkë dhe Spanjë

Qytetarët që nuk mund të dalin në sheshe, këtë mund ta bëjnë nga dritaret dhe ballkonet e tyre.

Solidarizimi me këtë aktivitet është konfirmuar nga të gjitha anët e botës, kudo që jetojnë shqiptarët.

Share this post