Në Danimarkë e Suedi u prezantua romani “Eskadronët e Vdekjes”

Në këto prezantime ishte i pranishëm edhe autori i romanit z. Bardhyl Mahmuti.

Më 11 qershor 2022 në Kopenhagë dhe më 12 qershor 2022 në Malmö, u prezantua romani “Eskadronët e vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti. Në një bashkëbisedim me autorin e romanit z. Bardhyl Mahmuti, ishin të pranishëm edhe Ambasadorja e Shqipërisë z. Elida Petoshati; Konsuli i Kosovës z. Valdrin Grainca; veprimtari nga komuniteti shqiptar në Norvegji z. Nufri Lekaj, njëherësh edhe Koordinator i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” për Norvegji; z. Fexhrie Hyseni ish-mësimdhënëse e gjuhës shqipe; z. Bashkim Jashari, kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptaro-Suedeze “Okarina”; veterani i arsimit z. Nuhi Mazreku; veprimtarët Sherif Hasani e Hisret Kyçyku etj.

Gjatë këtyre dy takimeve iu dha mbështetje Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” e cila është botuese e romanit “Eskadronët e vdekjes” dhe u morën zotime për themelimin e degëve të kësaj qendre në Danimarkë dhe Suedi, me ç’rast e dhe u angazhuan Ibrahim Xhemajli e Ixhet Lutfiu për Danimarkë kurse për Suedi veterani i arsimit Nuhi Mazreku, i cili edhe i dhuroi 1000 euro Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Video që u transmetuan drejtpërdrejtë nga RTV Zëri i Kosovës, nën përkujdesjen e gazetarit Adnan Aliti:

Kopenhagë, 11.06.2022:

Malmö, 12.06.2022:

Galeri me fotografi nga prezantimet në Kopenhagë dhe Malmö:

Share this post