Në Oslo të Norvegjisë do të promovohet romani «Eskadronët e vdekjes»
Vitin e kaluar, në ditën e përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, më 15 janar 2021, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” botoi romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti, i cili bazohet në ngjarje të vërteta lidhur me gjenocidin në Kosovë.
Në ciklin e prezantimit të romanit, në Oslo të Norvegjisë do të mbahet një prezantim i tillë, në të cilin do të jetë prezent edhe autori i romanit z. Bardhyl Mahmuti.
Prania juaj në këtë përurim dhe bashkëbisedimi rreth romanit e temës së gjenocidit që trajton kjo vepër letrare, do t’ia shtojë vlerën takimit tonë.
Përurimi do të mbahet më 23 prill 2022, në ora 17:00 – 19:00, në këtë adresë:
Radio Rilindja, Sverresgate 8, 0652 Oslo