Në shënim të çerekshekullit të gjenocidit në Kosovë, tubime përkujtimore në Zvicër dhe Danimarkë

Në shënim të Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, përkatësisht një çerek shekulli të këtij gjenocidi, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të organizojë tubime përkujtimore. 

Në Zvicër tubimi përkujtimor do të mbahet më 14 janar në Birr (AG) duke filluar nga ora 14:00. Mbështetës të këtij organizimi janë edhe Grupi Teatral «Aktrimi» Shoqata “Bashkimi” në Uster si dhe Ansambli “Trojet” nga Winterthur.  

Në Danimarkë ndërkaq, në kuadër të shënimit të Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit, do të shfaqet filmi dokumentar “Ploja në fushën e mëllenjave” të autorëve Blerina Këllezi Gazmend Bajri. Vlenë të theksohet se bashkutorja e filmit, zonja Blerina Këllezi është profesoreshë në universitetin e Nottingham dhe ka punuar në Universitetin e Oxfordit në Britani të Madhe. Filmi i saj është vlerësuar shumë nga kritika dhe ajo ka fituar disa çmime ndërkombëtare për punën e saj. 

Share this post