Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës z.Enver Hoxhaj e përkrah kërkesën për lulëkuqen
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës z.Enver Hoxhaj e ka përkrahur kërkesën që lulëkuqja të bëhet symbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook, z. Hoxhaj shkruan:
E mbështes zyrtarizimin e “Lulëkuqës së Kosovës” si simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë! Si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e mbështes këtë iniciativë të Bardhyl Mahmutit dhe të Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”!
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon Nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Enver Hoxhaj për këtë mbështetje të rëndësishme për ne.
Bardhyl Mahmuti- Kryetar
Adnan Asllani- Zëvendëskryetar