OJQ “For new life Kosovo” kërkon nga institucionet e Kosovës zyrtarizimin e lulëkuqes si simbol i gjenocidit
Në një postim në rrjetin social facebook, zonja Kumrie Prenku, drejtoreshë e OJQ “Forn ew life Kosovo” shkruan:
“Unë Kumrie Prenku nga OJQ “For new life Kosovo” që angazhohet maksimalisht për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur me dhunë nga pushteti i beogradit, mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale, të prera në atë formë që transmetojnë mesazhin se plagët janë te hapura dhe kullojnë gjak, dhe me figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, në “zemër të lulëkuqes”, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive që ishin viktima të këtij gjenocidi, të bëhet simbol i viktimave të gjenocidit.
Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që më 15 janar, në Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë të zyrtarizojnë këtë simbol!
Me respekt
Kumrie Prenku – Karaqica
Më 6 janar 2022”
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon drejtoreshën e kësaj organizate joqeveritare, zonjën Kumrie Prenku- Karaqica për mbështetjen e rëndësishme që na e ka dhënë dhe e përgëzojmë për aktivitetet e shumta që bën për të ndriçuar krimin e gjenocidit në Kosovë.
Bardhyl Mahmuti- Kryetar
Adnan Asllani- Zëvendëskryetar