Përurohet romani “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit

Prishtinë, 27 prill 2023

Në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë u përurua romani “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit, për të cilin folën shkrimtarët Xheladin Mjeku (“Kapërcimi nëpër nëntë rrathët e ferrit”) Bedri Halimi (“Një roman emblematik – bazë e mirë për film artistik”) dhe prof. dr. Shyqri Galica (“Demaskimi sistematik i barbarisë”).

Disa pjesëmarrës diskutuan rreth veprës dhe lëndës së trajtuar duke pasur për bazë realitetin e hidhur dhe veprimet gjenocidale të Serbisë.

Vepra u vlerësua si një botim i rrallë dhe me shumë vlera kombëtare e artistike, sidomos për temën që kërkon të trajtohet edhe në aspekte dhe arte të tjera.

Në shenjë nderimi dhe respekti, shkrimtari Brdhyl Mahmuti u pranua nga LSHK-ja anëtar i saj.

Romani “Eskadronët e vdekjes” është përkthyer në gjuhët: angleze, franceze, gjermane e spanjolle, kurse në proces është edhe përkthimi në gjuhën italiane. /Epoka e Re/

Share this post