Politikani shqiptar në Gjermani Besnik Kelmendi, përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë
Politikani shqiptar në Gjermani i cili është asambleist në Essen të Gjermanisë si përfaqësues i CDU-së, ka përkrahur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook ai ka theksuar:
Përkrahë me gjithë zemër iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet logo-simbol unik përkujtimor i gjenocidit serb në Kosovë.
Kjo nismë duhet të mbështetet në përmasa mbarëkombëtare me qëllim që të mos lejojmë të na përsëritet kurrë më një ngjarje e tillë, makabre.
Shpresoj dhe apeloj që kjo kërkesë të gjejë mbështetje nga institucionet e Republikës së Kosovës për zyrtarizimin shtetëror.
B.K
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” i është mirënjohës Zotit Kelmdendi për këtë mbështetje dhe e falënderon përzemërsisht.
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar