Prezantim i romanit dhe bashkëbisedim me autorin

Vitin e kaluar, në ditën e përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, më 15 janar 2021, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” botoi romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti, i cili bazohet në ngjarje të vërteta lidhur me gjenocidin në Kosovë. Mirëpo për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me coronavirus, nuk bëmë asnjë përurim të kësaj vepre me qëllim që të shmangnim çdo rrezik të përhapjes së COVID-19.

Tani kur situata sanitare na mundëson organizimin e tubimeve, ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e kësaj vepre, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë autori.

Prania juaj në këtë përurim dhe bashkëbisedimi rreth romanit e temës së gjenocidit që trajton kjo vepër letrare, do t’ia shtojë vlerën takimit tonë.

Përurimi do të mbahet më 6 mars 2022, në ora 14:00 , në këtë adresë:

Hotel Winkelried, Landstrasse 36, 5430 Wettingen (Zvicër)

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Share this post