Mashtrimi i madh (eBook, PDF)

CHF 0.00CHF 25.00

Ky është një variant eklektronik i librit në formatin PDF

Libri Mashtrimi i madh mund të merret falas. Ju mund të paguani edhe një donacion prej 25.00 CHF të cilat mjete do të përdoren për veprimtarinë e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Category: Tags: ,
Clear
Shihni shportën

Përshkrimi

Pjesë nga parathënia

Botimi i librit autobiografik të Carla Del Ponte-s, të titulluar «Përndjekja: Unë dhe kriminelët e luftës» tri javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës pati efektin e një bombe mediatike.
Nga libri i saj mediat veçuan thënien se gjoja Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një “ndërmarrje kriminale që kishte rrëmbyer më shumë se 300 serbë, romë, shqiptarë dhe pjesëtarë të grupeve tjera etnike, të cilëve u kishin hequr organet vitale për t’i shitur në klinika jashtë shtetit”!
Publikimi i kësaj teme në librin e Prokurores së Përgjithshme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish–Jugosllavinë mobilizoi të gjitha qarqet që kishin qenë të përfshira në denoncimin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër Serbisë.
Në librin tim do të përqendrohem në ndriçimin e kontekstit historik kur u sajua çështja e tregtisë me organe njerëzish, nga kush dhe për cilat qëllime u krijua kjo gënjeshtër.
Hedhja dritë mbi këto aspekte do të na mundësojë të shohim motivet e vërteta të aktualizimit të kësaj çështjeje. Do të shohim pse këto motive nuk janë të ndara nga qëndrimet politike dhe ideologjike të atyre që ndërhyrjen ushtarake për ndërprerjen e politikës së gjenocidit në Kosovë e shohin si “pretekst të amerika-nëve për të sunduar Evropën”! Përkundrazi, «antiamerikanizmi» si verbërim ideologjik bëri që një numër i konsiderueshëm komunistësh, socialistësh, social-demokratësh, të së djathtës të vjetër e të re, neonazistë dhe neofashistë, historianë e politologë, filozofë e sociologë, gazetarë e publicistë, të orientimit të djathtë e të majtë të mobilizohen në “mbrojtje të Evropës nga imperializmi amerikan.”[…]

Recensione

There are no reviews yet.


Be the first to review “Mashtrimi i madh (eBook, PDF)”