Pa apologji (eBook, PDF)

CHF 0.00

Fetnete Ramosaj

KRIMET SERBE NË KOSOVË
PA APOLOGJI
ME FAKTE KUNDËR SHPIFJEVE

Përshkrimi

Pjesë nga hyrja

Populli  i  Kosovës  në  krye  me  Ushtrinë  Çlirimtare  të  Kosovës edhe pse bëri luftë mbrojtëse, luftë për liri, megjithatë,  shqiptarët  po  e  paguajnë  shtrenjtë  haraçin  e  krimeve që kryen forcat serbe në Kosovë. Propaganda e zezë  serbe  edhe  pse  tërësisht  e  bazuar  në  shpifje  e  të  pavërteta, ka dhënë e po jep rezultate.

Çdo  krim  të  kryer  nga  forcat  serbe  në  Kosovë,  Serbia  është përkujdesur me kohë që t’ia adreson UÇK‐së. Ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi  apo  krimet  të  jenë  bërë  gjithsesi  për  shkak  të  saj  (UÇK‐së). Edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve dihet botërisht,  fabrikimet,  shpifjet  dhe  trillimet  e  tilla  kanë  mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin e luftës së Ushtrisë  Çlirimtare  të  Kosovës.  Megjithëse  pa  asnjë  bazë  qëndrueshmërie, “argumentet” e milicisë serbe janë bërë “brum” i mirë për dosje kundër pjesëtarëve të UÇK‐së.[…]

Recensione

There are no reviews yet.


Be the first to review “Pa apologji (eBook, PDF)”