Prof. Dr. Afrim Hoti mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Prof. Dr. Afrim Hoti është ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Në këtë universitet ai ligjëron lëndën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare.

Në një postim të tij në rrjetin social facebook, ka mbështetur kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

“Gjenocidi nuk harrohet… Ai paraqet shkeljen më të rëndë të të drejtave të njeriut. Është i sanksionuar si krim dhe i dënueshëm nga mekanizma juridik vendor e ndërkombëtar.

Kosova ishte viktimë e këtij krimi prandaj nuk duhet të harrohet…” – ka shkruar ai, duke e shpërndarë lulëkuqen në profilin e tij.

Share this post