Profesori i historisë në Universitetin e Tetovës, Ilir Memedi, bën apel që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Profesori i historisë në Universitetin e Tetovës, Zoti Ilir Memedi, ka përkrahur iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Në një postim të tij të rrjetin shoqëror facebook ai ka shkruar:
Përkrahje e padiskutueshme dhe njëherit apel për të përligjur në mënyrë institucionale iniciativën e Qendrës “ Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” , LULËKUQJA ME KATËR PETALE të zyrtarizohet si simbol unik në shërbim të kujtesës kolektive kombëtare dhe qytetërimit botërorë.
mr.sc. Ilir Memedi profesor në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Filozofik – departamenti i Historisë
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon profesor Ilir Memedin për këtë përkrahje të rëndësishme për ne si dhe për kontributin e tij në Universitetin e Tetovës si një vatër e dijes dhe edukimit.
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar