Profesori universitar Dr. Blerim Reka përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Dr. Blerim Reka është profesor i njohur universitar dhe një nga juristët më të mirë. Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook si dhe në komunikim me drejtuesit e Qendrës, e ka përkrahur kërkesën që Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Duke e shpërndarë lulëkuqen në postimin e tij ai ka shkruar:

Reçaku: dhimbje dhe lavdi. Gjenocidi nuk harrohet!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon profesorin Dr. Blerim Reka për këtë përkrahje të rëndësishme për ne.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

 

Share this post