Prokurori nga Michigan i SHBA-së mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë!
Z. Endrit Topalli, shtetas amerikan me origjinë shqiptare nga Shkodra, prokuror në rrethin e Oakland të shtetit të Michiganit, doli haptas në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në publikimin që ka bërë në rrjetin social Facebook, z. Endrit Topalli shkruan:
Mbështes nismën e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë.
Sa për informim të atyre që nuk e njohin, z. Endrit Topalli ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe në Shkenca Politike në SHBA dhe është doktor shkence i të Drejtës Penale. Para se të bëhet prokuror i shtetit të Michiganit, z. Topalli ka qenë avokat.
Përkundër asaj se është i integruar në sferat e larta të drejtësisë amerikane, , z. Endrit Topalli dallohet si personalitet që është angazhuar me tërë seriozitetin e vet kur bëhet fjalë për çështje me interes kombëtar shqiptar.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Zotin Endrit Topalli për këtë përkrahje shumë të rëndësishme për ne.
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar