Publicisti Hazir Mehmeti u bënë thirrje shqiptarëve në Austri që të shënojnë ditën e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, publicisti Hazir Mehmeti, autor i librit “Pranverë e helmuar”, përmes një deklarate ka bërë thirrje që edhe shqiptarët në Austri më 15 janar të shënojnë ditën e gjenocidit në Kosovë.
Kjo është deklarata e tij:
Të nderuara mike,
Të nderuar miq,
Vjenë, 07.01.2023
THIRRJE PËR SHËNIM
Tani po afrohet 15 Janari, dita e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë kësaj plage të hapur. Kjo datë është tani zyrtare. Në plotësimin e saj me simbolin përkatës QENDRA e drejtuar nga Bardhyl Mahmuti, kryetar dhe zëvendëskryetari, Adnan Asllani bënë thirrje për sensibilizim të opinionit për shënimin e 15 Janarit dhe miratimin e simbolit të lulëkuqes me kateër petale si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Edhe në Austri ka hasur në mbështetje nga shumë veprimtare e veprimtarë, por kërkohet mbështetje e shoqatave, klubeve, institucioneve, rrjeteve organizative, në masivizim. Është detyrë atdhetare që të ndihmohet në zbardhjen e krimeve, evidentimin e tyre dhe denoncimin e kriminelit.
Mbështesim aktivitet e të gjitha shoqatave dhe individëve në shënimin e kësaj date me rëndësi në sensibilizim dhe vetëdijesimin kombëtar.
15 JANAR – Aktivitete përkujtuese, ndezje qirinjsh, lexim letrash, takime…
Gjenocidi serb në Kosovë nuk do harrohet!
Lavdi përgjithmonë!
Shqiptarët nuk harrojnë!
Hazir Mehmeti, publicist, Vjenë