Regjisori Qëndrim Rijani: Lulëkuqja meriton të jetë simboli i asaj të shkuare e cila nuk duhet të përsëritet kurrë! 

Qëndrim Rijani është regjisor shqiptar i teatrit, filmit dhe operës. Ai ka drejtuar shumë shfaqje, shqiptare dhe të huaja, të luajtura në shumë vende të ndryshme të Evropës dhe që janë nderuar me shumë çmime në festivale të ndryshme. Dramat e tij karakterizohen nga stili i tij i drejtpërdrejtë dhe i ashpër. Ai është regjisor i operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, Qëndrim Rijani e ka përkrahur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Ky është postimi i tij:

Lulëkuqja meriton të jetë simboli i asaj të shkuare e cila nuk duhet të përsëritet kurrë!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon regjisorin Qëndrim Rijani për këtë përkrahje.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Share this post