Regjisorja dhe aktivistja norvegjeze Maria Fuglevaag Warsinska-Varsi mbështet propozimin për simbolin përkujtimor të gjenocidit në Kosovë

Regjisorja dhe aktivistja norvegjezen e të drejtave të njeriut, Maria Fuglevaag Warsinska-Varsi, e cila ka qenë e angazhuar në ekipet që hulumtuan dhe dokumentuan krimet në Bosnje (1994), në Kosovë (1999) dhe në Maqedoninë e Veriut (2001), ka mbështetur publikisht kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në profilin e saj të rrjetit social Facebook, ajo shkruan në gjuhën shqipe:

Unë mbështes propozimin që lulëkuqja me katër petale të bëhet Simbol Unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë!

Maria Fuglevaag Warsinska-Varsi

Share this post