Shkrimtari dhe diplomati Mustafë Xhemaili mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, shkrimtari dhe diplomati i Republikës së Kosovës, z. Mustafë Xhemaili mbështet kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i vetëm i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në rrjetin social Facebook ai bëhet pjesë e apelit që të mbështetet kërkesa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës.
Përkrahja e z. Mustafë Xhemaili ka një vlerë të veçantë për ne dhe i jemi tepër mirënjohës.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendës Kryetar