Shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj mbështet propozimin që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Në një postim në rrjetin social Facebook, shkrimtari e diplomati i njohur Besnik Mustafaj i ka dhënë mbështetje propozimit të Qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur», që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë.

Ai këtë e ka bërë duke shpërndarë statusin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e cila gjithashtu ka përkrahur këtë iniciativë.

Ky është postimi i tij:

Edhe unë e mbështes propozimin që lulëkuqja të njihet si simbol i gjenocidit serb në Kosovë.

Pas kësaj ka reaguar edhe Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” z. Bardhyl Mahmuti, duke e vlerësuar këtë mbështetje si shumë të rëndësishme.

“Përkrahja e iniciativës së Qendrës « Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur » nga diplomati i dikurshëm shqiptar, mjaf i respektuar nga shqiptarët kudo qofshin në botë, dhe shkrimtari i përmasave botërore Besnik Mustafaj, është një mbështetje e fuqishme që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë!”, ka shkruar zoti Mahmuti.

Share this post