Shkrimtarja e njohur Migena Arllati e mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovës

Shkrimtarja e njohur Migena Arllati mbështet kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Në  një postim në facebook ajo ka shënuar: Unë e mbështes kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”. Me këtë rast ajo ka shpërndarë edeh flyerin me lulëkuqen.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon shkrimtaren Migena Arllati për këtë mbështetje dhe i uron asaj suksese të pafundme në fushën e letërsisë.

Me respekt

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Share this post