Shkrimtarja Ismete Selmanaj Leba përkrah lulëkuqen si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit

Zonja Ismate Selmanaj Leba, me origjinë shqiptare nga Durrësi, që ka emigruar para tri dekadash në Itali, është shkrimtare që ka fituar disa çmime prestigjioze dhe veprat e së cilës janë bërë pjesë e kurrikulës universitare italiane, të botuara nga shtëpia e famshme botuese “Bonfirraro Editore”.

Në rrjetin social Facebook, zonja Ismete Selmanaj Leba del në përkrahje të kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”  që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon zonjën Ismete Selmanaj Lebaj për këtë përkrahje shumë të rëndësishme për ne.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Share this post