SHKSH “SHARRI”, mbështet iniciativën që lulëkuqja zyrtarisht të aprovohet si simbol i gjenocidit në Kosovë
Shoqata Kulturore Shqiptare “SHARRI” nga Waldkirch të Zvicrës, ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në një postim në faqen zyrtare të kësaj shoqate thuhet:
Na shoqata “SHARRI”
Mbështesim iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, që LULËKUQJA zyrtarisht të aprovohet si simbol i gjenocidit të shkaktuar nga shteti serb në Kosovë.
Shoqata “SHARRI”
7 janar, 2023
Waldkirch, Zvicër
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Shoqatën Kulturore Shqiptare “SHARRI” nga Waldkirch i Zvicrës për këtë mbështetje dhe i uron kësaj shoqate suksese në vazhdimësi në kultivimin e vlerave të mirëfillta kombëtare.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar