Shoqata 2 Krenare mbështet nismën që lulëkuqja me katër petale bëhet simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Shoqata 2 Krenare mbështet nismën që lulëkuqja me katër petale bëhet simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Në valën e mbështetje së nismës për të përcaktuar simbolin e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë,  “Shoqata 2 Krenare” që vepron në Fürstenfeldbruck të Gjermanisë doli në përkrahje që lulëkuqja të jetë simboli unik i këtij përkujtimi.

Në rrjetin social facebook shkruajnë:

Shoqata 2 Krenare Fürstenfeldbruck mbështet nismën e “Qendrës se Gjenocidit  plagë e hapur” që Lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit Serb në Kosovë.

Te zyrtarizohet si simbol per Krimet e Serbisë mbi popullatën Shqiptare,vrasjet,përdhunimin dhe ekzekutimin e mijërave Nënave,motrave, fëmijëve të mitur, pleqve të moshuar, burrave dhe popullatën civile, në Kosovë!

Shoqata 2 Krenare i shpreh mirënjohje  qendrës së Gjenocidi në Kosovë dhe veprimtarit Bardhyl Mahmuti, për ideimin dhe kontributin.

Kryesia e shoqatës dhe  anëtarësia shpresojnë dhe urojnë që kjo nisëm të zyrtarizohet institutcionalisht.

Me respekt

Shoqata 2 krenare

Fürstenfeldbruck

 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht kryetarin e kësaj shoqate, z. Zeqir Sumaj dhe të gjithë shqiptarët që veprojnë në kuadër të saj.

 

Bardhyl Mahmuti- Kryetar

Adnan Asllani- Zëvendëskryetar

Share this post