Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” mbështetë kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” mbështet kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Në një deklaratë të nënshkruar nga Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” me seli në Gjakovë, mbështet kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Këtë ata e kanë bërë përmes një postimi në faqen e tyre në facebook si dhe kanë njoftuar Qendrën përmes postës elektronike.

Në deklaratën e tyre thuhet:

Shoqata e Intelektualëve „Jakova“ mbështet Kërkesën  e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” drejtuar KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,  PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS që

LULËKUQJA ME KATËR  PETALE

TË BËHET SIMBOL UNIK PËRKUJTIMOR

I GJENOCIDIT NË KOSOVË

Prof.dr. Ruzhdi SEFA

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Shoqatën e Intelektualëve “JAKOVA” për këtë mbështetje të rëndësishme.

Share this post