Shoqata Kulturore Shqiptare TEUTA në Stokholm mbështet Kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Kështu kanë bërë të dituar ata nëpërmjet faqes së tyre në Facebook duke shpërndarë një flyerin e mëposhtëm.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Shoqatën Kulturore Shqiptare TEUTA nga Stokholmi për këtë mbështetje dhe i uron asaj suksese në vazhdimësi në promovimin e vlerave të mirëfillta të kulturës shqiptare.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar