Shoqata “Mëmëdheu”: Kjo është rivrasje e viktimave të gjenocidit

Shoqata Kulturore Shqiptare “Mëmëdheu” nga Zvicra, përmes një reagimi, ka shprehur indinjatën e saj për vendimet e gjykatave vendore, të cilat e shfajësojnë Serbinë për krimin e gjenocidit që e ka kryer kundër popullatës shqiptare në Kosovë, gjatë viteve 1998 dhe 1999. Kështu kjo shoqatë i është bashkëngjitur Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” në protestën kundër dënimeve të fundit për krime lufte në vend se ato të trajtoheshin si krime të gjenocidit.

Të revoltuar thellë nga ajo që po dëgjojmë dhe po shohim, se si po trajtohet krimi i gjenocidit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, reagojmë fuqishëm kundër këtyre dënimeve, e, që Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, në prononcimin e sajë më datë 23.07.2024, me të drejtë i ka demaskuar, duke ngritur alarmin për dëmet e mëdha që shkaktojnë veprime të tilla, si në rrafshin historik, politik dhe atë të drejtësisë” – thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj shoqate.

  • Më 12 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me 15 vjet burg Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 për vrasjen e mbi njëqind shqiptarëve, në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt.
  • Më 17 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me 12 vjet burg Ekrem Bajroviqin, për pjesëmarrje në krime lufte të vrasjes së 16 shqiptarëve dhe keqtrajtimit të 84 shqiptarëve të tjerë, në komunën e Istogut.

Duke i kualifikuar si krime lufte, aktet gjenocidale që kanë kryer forcat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjykatat themelore të Kosovës shfajësojnë Serbinë për krimin e gjenocidit që ka kryer gjatë luftës 1998-1999.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë Hapur” që është nismëtare e kësaj proteste, falënderon shoqatën “Mëmëdheu” për bashkëngjitje në protestë, duke u bërë kështu zë i viktimave të gjenocidit të cilin e kanë kryer forcat serbe në Kosovë.

Gjenevë, 27 korrik 2024

Qendra Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur


Postimi i plotë i shoqatës kulturore shqiptare “Mëmëdheu”:

REAGIM

Të revoltuar thellë nga ajo që po dëgjojmë dhe po shohim, se si po trajtohet krimi i gjenocidit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, reagojmë fuqishëm kundër këtyre dënimeve, e, që Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, në prononcimin e sajë më datë 23.07.2024, me të drejtë i ka demaskuar, duke ngritur alarmin për dëmet e mëdha që shkaktojnë veprime të tilla, si në rrafshin historik, politik dhe atë të drejtësisë.  Citojmë:  «Duke i kualifikuar si krime lufte, aktet gjenocidale që kanë kryer forcat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjykatat themelore të Kosovës shfajësojnë Serbinë për krimin e gjenocidit që ka kryer gjatë luftës 1998-1999.»

Për të rikujtuar se përse po reagojmë, po sjellim më poshtë këto dy shënime, mbi dy dënime të cilat i shpalli Gjykata Themelore në Prishtinë.

  • Më 12 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me 15 vjet burg Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 për vrasjen e mbi njëqind shqiptarëve, në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt.
  • Më 17 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me 12 vjet burg Ekrem Bajroviqin, për pjesëmarrje në krime lufte të vrasjes së 16 shqiptarëve dhe keqtrajtimit të 84 shqiptarëve të tjerë, në komunën e Istogut.

Ne si Shoqatë, në mbyllje të këtij reagimi, ju bëjmë ftesë të gjitha Shoqatave simotra, që të  bëhemi bashkë dhe t`i kundërshtojmë këto stërkeqje dhe veprime, që jo që vënë drejtësinë në vend, por, sipas nesh, ato rivrasin edhe njëherë viktimat e krimit të gjenocidit në Kosovë të kryera nga shteti serb, dhe mbysin mundësitë që në të ardhmen Serbia të dënohet për kryerje të Gjenocidit në Kosovë.

Me nderime ,

Isuf Sherifi

St. Gallen – Zvicër

27.07.2024

Share this post