Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare “ARBËRIA”, mbështet kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare “Arbëria”, ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në  një postim në faqen zyrtare të kësaj shoqate thuhet:

Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare “Arbëria“ e mbështetë propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” për lulëkuqen si simbolin më domethënës për gjakun e derdhur të qindra e mijëra viktimave shqiptare në këtë pjesë të tokës arbërore, nga gjenocidi serb.

Le ti shërbejë edhe kjo simbolikë mbamendjes sonë dhe brezave pas nesh!

Respekt për veprimtarin dhe intelektualin Bardhyl Mahmuti dhe bashkëpunëtorët e Qendrës… për këtë nismë!

Uroj që kjo nismë të realizohet me 15 janar!

D. Çadraku

04.01.2023

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Shoqatën për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare “Arbëria“ dhe kryetarin e saj Zotin Dervish Çadraku për këtë mbështetje dhe i uron kësaj shoqate suksese në vazhdimësi në kultivimin e vlerave të mirëfillta kombëtare.

Me respekt

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

 

Share this post