Shoqëria Kulturore dhe Artistike Shqiptare “Xheladin Zeqiri” nga Tetova mbështet simbolin për përkujtimin e viktimave të gjenocidit!

Shoqëria Kulturore dhe Artistike Shqiptare “Xheladin Zeqiri”, si institucion kulturor dhe artistik që për më shumë se shtatë dekada ka kultivuar frymën kombëtare në trojet shqiptare në Maqedoni, doli në mbështetje të kërkesë që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik i gjenocidit në Kosovë.

Në faqen e rrjetit social faceebook të këtij institucioni kulturor dhe artistik, ata shprehin mbështetjen e plotë për këtë kërkesë:

SHKASH “Xheladin Zeqiri”-Tetovë  mbështet kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” drejtuar institucioneve që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit të ndodhur në Kosovë.

Kjo nismë është shumë e qëlluar dhe një domosdoshmëri e madhe që gjenocidi serb mbi popullin e Kosovës të kujtohet dhe të punohet shumë nga të gjitha institucionet dhe aktorët tjerë të shoqërisë sonë për të akuzuar kryerësit e tij.

Të punojmë të gjithë së bashku për të njohur dhe të mos e harruar kurrë Gjenocidin mbi popullin shqiptar.

Share this post