Shukrije Ramadani: lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Veprimtarja e njohur Shukrije Ramadani e cila është njëherësh edhe bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani, i ka dhënë mbështetje kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i gjenocidit në Kosovë.

Në postimin e saj ajo iu bënë thirrje institucioneve të Kosovës që ta miratojnë këtë kërkesë, duke theksuar se këtë e bënë si një aktiviste shumëvjeçare dhe si një grua që ka përjetuar trishtimin e luftës dhe humbjen e dashurisë.

Ja postimi i saj i plotë:

Si aktiviste shumëvjeqare dhe si grua që përjetova trishtimin e luftës dhe humbjen e dashurisë kërkoj,nga Institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisê, që Logoja e krijuar në përkujtim të këtijë gjenocidi të pranohet zyrtarisht nga institucionet relevante. Çdo të thotë kjo logo e gjeni te “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ku katër petalet e lulëkuqes paraqesin katër format e veprimeve të gjenocidit që u zbatuan në Kosovë: vrasjet, dhunimet seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Ndërsa në vend të kokrrave të zeza të lulëkuqes, në logo janë prezantuar figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash për të përfshirë të gjitha kategoritë e shqiptarëve që ishin shndërruar në objekt shkatërrimi nga politika e gjenocidit të Serbisë.

Share this post