Simbol që unifikon përkujtimin e viktimave gjenocidiale të pushtuesve serbë
Historia na mëson se gjerat që harrohen, lehtësisht mund te përsëriten.
Institucionet tona shtetërore, të cilat para se gjithash janë ngritur fal gjakut të derdhur, fal sakrificës nder shekuj të popullit tonë, duhet qe me pozitivitet t’i përgjigjen thirrjes e cila dita ditës po merr përmasa të përkrahjes gjithëpopullore që, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Mehmet Prishtina
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i është drejtuar institucioneve të Kosovës me një kërkesë që, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Qe në fillimet e kësaj nisme e kam përkrahur pa rezervë një propozim të tillë, fundja lulëkuqet kanë shërbyer si simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftërave të ndryshme, e që janë përmendur edhe nga vete nismëtaret e këtij organizimi.
Ky simbol identifikohet me katër petalet që simbolizojnë: vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.
Historia na mëson se gjerat që harrohen, lehtësisht mund te përsëriten.
Institucionet tona shtetërore, të cilat para se gjithash janë ngritur fal gjakut të derdhur, fal sakrificës nder shekuj të popullit tonë, duhet qe me pozitivitet t’i përgjigjen thirrjes e cila dita ditës po merr përmasa të përkrahjes gjithëpopullore që, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Ky simbol unifikon përkujtimin e viktimave gjenocidiale të pushtuesve serbë ndaj fëmijëve, pleqve, vajzave dhe djemve të popullit shqiptar në Kosovë, që kapë shifrat mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe gjinive, mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe qindra- mijëra shkatërrimeve që u kryen gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë.
Duke e ditur se 15 janari është dita e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, mbes me shpresë se institucionet tona do vendosin që përkujtimi i kësaj date e cila po afron, kjo ditë duhet të shënohet me këtë simbol që para se gjithash ngërthen në vete unifikimin tonë kombëtar përballë gjenocidit të ushtruar ndaj nesh.
Prishtinë, Dhjetor 2022