Skulptori i shquar Mal Myrtaj mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë
Mjeshtri i artit nga Peja, skulptori Mal Myrtaj ka mbështetur kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Këtë ai ke bërë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook duke e shpërndarë një flyer me përshkrimin e domethënies së lulëkuqes dhe ka shënuar:
Në mbështetje të iniciativës me simbolin e lulëkuqes që paraqet gjenocidin në Kosovë të kryer nga shteti serb gjatë luftës së fundit.
Mal Myrtaj është skulptor me një përvojë të gjatë artistike në Kosovë, Zvicër e Gjermani dhe me vepra të shumta të cilat janë ekspozuar në vende të ndryshme të Evropës.
Së fundmi punimi i tij me bustin e Nënë Terezës është vendosur në Singen të Gjermanisë.