Sopranoja me renome botërore Elbenita Kajtazi, mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

Sopranoja me renome botërore me origjinë nga Mitrovica, e cila ka luajtur role kryesore në shtëpitë më të rëndësishme të Operës në Europë dhe fituese e disa çmimeve prestigjioze botërore, Elbenita Kajtazi ka dalë në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit.

Në faqen zyrtare të saj në rrjetin social facebook ajo shkruan:

Edhe unë me gjithë zemër e shpirt mbështes nismën e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës time të dashtun!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht sopranen Elbenita Kajtazi dhe i është tepër mirënjohës për këtë mbështetje shumë të rëndësishme nga kjo artiste e madhe!

Share this post