TË FALEMINDERIT SHUMË Z. DARDAN MOLLIQAJ!

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, z. Dardan Molliqaj doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook, z. Molliqaj shkruan:

“Përkujtimi i krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë është hapi i parë i kërkesës për drejtësi për të gjitha viktimat. Ky përkujtim merr forma të ndryshme, në simbole e përkujtimore.

Prandaj, PSD mbështet kërkesën e qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja katër-petalëshe të jetë simboli i gjenocidit të kryer gjatë luftës në Kosovë. Katër petalet gjejnë simbolikën e tyre në katër format e identifikuara të akteve gjenocidale; vrasjet, dhunimet seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar në Kosovë.”

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht z. Dardan Molliqaj dhe PSD-në për këtë mbështetje shumë të rëndësishme për ne.

Bardhyl Mahmuti- Kryetar
Adnan Asllani- Zëvendëskryetar

 

Share this post