TË FALEMINDERIT SHUMË Z. MEMLI KRASNIQI!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook, z. Krasniqi shkruan:

Sot, në Ditën e Përkujtimi të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës i japim mbështetje “Lulëkuqes së Kosovës” si simbol të përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, të propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Në këtë përvjetor të dhembjes dhe kujtesës sonë kombëtare, kërkojmë zbatimin e Rezolutës për gjenocidin e kryer serb në Kosovë, të miratuar me 16 maj të vitit 2019 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sipas kësaj Rezolute, ne kërkojmë që shteti i Serbisë, ndër të tjera, të pranoj se ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë dhe, në të njëjtën kohë, përmes masave në nivel kombëtar dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, të ndëshkojë ata që kanë planifikuar, kryer apo nxitur gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.

Mbi 12 mijë persona të vrarë, prej tyre mbi 1300 fëmijë – viktima të qindra masakrave, mbi 20 mijë vajza dhe gra të dhunuara, mbi 1600 persona të zhdukur me dhunë dhe një popull i tërë KËRKOJNË DREJTËSI!

#AsnjëherëMë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht z. Memli Krasniqi dhe PDK-në për këtë mbështetje shumë të rëndësishme për ne.

Dalshim faqebardhë në jetësimin e angazhimeve tona të përbashkëta kombëtare për ndriçimin e plotë të krimit të gjenocidit dhe të ngadhnjimit të drejtësisë!

Bardhyl Mahmuti- Kryetar
Adnan Asllani- Zëvendëskryetar

 

Share this post